Lajme

Zgjedhen anëtarët e rinj të KQZ-së, në mesin e tyre edhe ish-deputet e ish-ministra

02/06/2020 10:50
nga:Norë Kelmendi

Para pak çasteve janë emëruar anëtarët e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Në KQZ janë mandatuar anëtarët e rinj, që parashihej të merrnin mandatet e tyre brenda 60 ditëve prej që janë mbajtur zgjedhjet.

Bazuar në numrin e deputetëve, të gjitha Grupeve Parlamentare u takojnë nga një anëtar në KQZ, përvec Lëvizjës Vetëvendosje, e cila do të ketë dy të mandatuar.

Më poshtë gjeni emrat e të gjithë anëtarëve të rinj:

Sami Kurteshi, Ali Mrama – LVV

Sami Hamiti – LDK

Arianit Elshani – PDK

Ibrahim Selmanaj – AAK

Eshref Vishi – Nisma

Nenad Rikallo – Lista Serbe, nga serbët

Cemal Kurtisi, Artan Asllani, Rifat Krasniq – nga minoritetet e tjera.

03/16/2020 19:19

Elshani: Ministri Vitia rrezikoi qytetarët e Podujevës