Opinion

Zgjatja e Pandemisë, ndikimi psikologjik dhe ekonomik në vend

04/27/2020 10:45
nga:Ramiz Kelmendi

Shkruan: Ramiz Kelmendi

Pandemia globale Covid 19 apo koronavirusi, po ndikon thelbësishtë në tërë shoqërinë dhe ekonominë, por sa do zgjasë do varet edhe nga masat dhe respektimi i tyre.
Masat në fillim ishin më të lehta dhe numri i të infektuarve ishte i paktë, masat u ashpërsuan ndërsa numri i të infektuarve u rrit dhe vijon të jetë i njejtë.
Rregull e thënë matematikisht: I infektuari i fundit në Kosovë + 3 javë izolim.
I infektuari i fundit në shtetet fqinje + 3 javë hapje kufinjësh tokësorë, ajrorë.
Prej kësaj rezulton më se e nevojshme të analizohen masat e marra, se a janë adekuate apo duhet ashpërsuarë më shumë.

Sipas rregullës Matematikore duhen masa tjera (që ishte dashur të jenë në aplikim nga fillimi) që një javë të jetë ndalesë e tërësishme e lëvizjes së lirë në tërë territorin e Kosovës, për të pasur sa më shpejtë të infektuarin e fundit, pastaj të vazhdohet me masat javore të lehtësuara, (pra këto masa që tani po aplikohen).
Sipas rregullit matematikorë po të kishim sonte të infektuarin e fundit (26.04.2020), atëherë mundë të konstatohej se plus pas 3 javësh do e kemi zhdukur Pandeminë, pra data (16.05.2020), për çdo ditë plus keni datën e fundit +.
Duke i ditur se deri në fund të muajit Maj humbjet në Buxhet të Kosovës janë mbi 300 milion euro, humbjet të sektorit privat drejtpërdrejt mbi 200 milion euro, humbjet e brutoproduktit vendorë që mundë të arrijnë vlerën mbi 1 miliard euro nëse pandemia zgjatet deri në Qershor.
Këto masa janë të nevojshme edhe për çështje humane- Psikologjike, stresi i qëndrimit mbyllur, stresi i infektimit gjatë levizjeve, stresi duke ngulitur pamjet në numrin e të infektuarve, të vdekurve, fobija e ambienteve të mbyllura, mungesa e shokëve, miqve dhe të dashurve etj.
Nuk mjafton fjala, ju lutemi rrini në shtëpi
Nuk mjafton fjala mbani distancë
Nuk mjafton fjala pritni mbështetjet financiare për të punësuarit
Nuk mjafton fjala pritni mbështetjet financiare për biznese
Duhet vepruarë të gjithë sektorët Qeveritarë me metodat që japin sukses, e jo të mirret krahasimi, jemi më të mirët në rajon kur dihet se vetëm dëmtimet në shëndetin Qytetarë dhe në Ekonomi e dëmtojne Kosovën, e jo e tërë përgjegjësia të bartet tek sektori shëndetësorë i cili edhe ashtu ka obligim të jetë në vijën e parë të frontit.
Duhet vepruar me Zgjuarësi, Qëndrime dhe Trimëri

Me respekt;
Ramiz Kelmendi