BLIC.TV

Zëvendësministri i Financave: Bizneset e vogla dhe të mesme do ta kenë më të lehtë marrjen e kredive

10/16/2020 20:36
nga:Y I

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi në një prononcim për dokumentarin “Expose” prodhim i “Gazeta Blic” thotë se do të ketë rritje të konsumit të tregut, meqë miliona euro euro do të qarkullojnë nëpër duar të qytetarëve e biznseve.

“Ky legjislacion rregullon çështjen e fondit per garantim te Kredive, disa ndryshime qe janë substanciale, per arsye qe ky fond siguron financim më të butë, për sektorin privat per arsye se rritet norma prej ligjit aktual, nga 50% ne 80%, në menyrë qe te ndihmohet më fuqishëm sektori i bujqësisë, dhe dritare te tjera. Jemi duke diskutuar qe brenda fondit tarifa që eshtë të mbulohet nga qeveria. Kjo për me ndodh nevoijtet qe ndryshohet Ligji që ka te bejë me garancitë kreditore. Po ashtu pjesa e fondit pensional te Kosoves, duhet te plotësohet-ndrsyhohet qe kontributdhenesit me i tërheq 10% te kursimeve te tyre. Kjo mendojmë se do te kete ndikim sepse do te rritet kërkesa agrigate” tha Krasniqi për dokumentarin Expose.

Nje mundesi shtesë që eshtë parapare ne ligjin e Rimekembjes Ekonomike, eshte edhe ai i fondit te Garantimit te Kredive.

Në Ministrine e Financave ende nuk i kanë te njohura procedurat e aplikimit per kredi permes Fondit te Garancise Kreditore, çështje kjo e cila sipas zevendesministrit Agim Krasniqi, mbetet te sqarohet nga vet Fondi per Garantimin e Kredive, por ajo që është e qartësuar tashme është se bizneset e vogla dhe te mesme do të kenë më të lehtë marrjen e kredive.

“Kredia që do të merret prej Fondit, ne jemi duke munduar qe ta zgjerojmë gamen dhe bizneset e vogla qe kryesisht punësojnë te ri apo gra, janë dritare te hapura vetëm për këto veprimtari edhe ato me te hyra me te vogla se 10 mije euro do te kenë mundësi t’iu qasen fondit te garancive te kredive” tha Krasniqi për Expose raporton Gazeta Blic.