Lajme

Zëvendësministri Gecaj dënon sulmin ndaj gazetarëve të Gazetës Blic

03/23/2020 20:06
nga:N.K

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Bajram Gecaj, vlerëson se është krejtësisht i papranueshëm dhe absolutisht i dënueshëm sulmi ndaj gazetarëve, Nebih Maxhuni  e Diamant Bajra, si dhe kameramanit, Arsim Rexhepi.

Me këtë rast zëvendësministri Gecaj ka vënë në dukje se MPBAP do bëj të gjitha përpjekjet që ky rast të zbardhet nga Policia e Kosovës, po ashtu edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Akterët e këtij akti barbar duhet sa më parë të sillen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar për këtë akt të shëmtuar, tërësisht jashtë funksionimit të shteteve demokratike”, ka theksuar Gecaj.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, në kuadër të misionit të saj do të vazhdojnë të kujdeset për sundimin e ligjit dhe sigurinë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe me këtë rast t’i ofrojnë qytetarëve lirinë e veprimit dhe të mendimit, pavarësisht se çfarë pozite kanë në shoqëri.

Zëvendësministri Gecaj dënon sulmin ndaj gazetarëve të Gazetës BlicZëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe…

Publiée par Bajram Gecaj sur Lundi 23 mars 2020

08/01/2020 20:47

“Vota për VV-në është votë e humbur”