Sporti

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë në Itali: ‘20,000 tifozë mund të lejohen në Olimpico’

09/23/2020 23:04
nga:Lorik J

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë në Itali, Pierpaolo Sileri beson se Seria A mund të lejojë deri në një të tretën e kapacitetit të stadiumit përsëri në tribuna.

Klubet e Serie A janë lejuar të kenë 1000 spektatorë në ndeshjet në sezonit 2020-21, por Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora zbuloi se stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori, përcjell GazetaBlic Sport.

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë beson se një e treta e kapacitetit të stadiumit mund të mbushet dhe të jetë ende brenda protokollit.

“Kur ruhen dy metra siguri, me rregulla të sakta, përqafimet ndalohen dhe përdoren maskat, atëherë mendoj se mund të lejojmë që të mbushet deri në një e treta e kapacitetit të stadiumit”, tha fillimisht Sileri për Radio Uno.

“Në rastin e Olimipco, për shembull, i cili mund të presë rreth 80,000 njerëz, unë mendoj se mund të lejojmë që rreth 20,000 deri në 25,000 tifozë të hyjnë”, përfundoi ai.

/GazetaBlicSport/