• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Zenun Pajaziti për aktakuzën ‘Pronto’: Do flas krejt çka di për këtë aferë, pasi të mbyllet procesi

10/28/2018 21:25
nga:Q F

Zenun Pajaziti i cili është i akuzuar në rastin e aferës “Pronto” ka folur për herë të parë rreth kësaj aktakuze.

Ndonëse shumë shkurt, Pajaziti ka thënë se ka vendos të mos flasë për këtë çështje për shkak se është në kuadër të sistemit të drejtësisë dhe nuk do që të pengoj një hetim të tillë.

Por në Blic Intervistën ai ka paralajmëruar ‘befasi’ për këtë aferë.

Ka thënë se pasi të përfundoj procesi gjyqësor, ai do të flasë, dhe do të tregoj krejt çka di për këtë aferë.

“Jo është qëndrim i imi, nuk kam folur dhe nuk do të flas, së shpejti besoj do të ketë  seancë dhe po ju siguroj që kam për të folur  pasi të përfundoj ky proces, kam për të folur shumëçka që lidhet me këtë  dhe  jashtë kësaj, por për shkak të korrektësisë unë jam deputet dhe ckado që të them mund të konsiderohet  diçka që mund të jetë ndërhyrje në këtë proces.

I besoj drejtësisë dhe i  ftoj që ata të jenë të pa anshëm në këtë proces.

“Nuk po them befasi, por do të jap mendim tim, do të shfaq mendimin tim dhe gjithçka qe  di për këtë proces, që lidhen me një farë aktakuze që është ngrit dhe gjithçka rreth saj, do të flas, patjetër që do të flas.”

Zenun Pajaziti është në mesin e personave të përfshirë në aktakuzën e e njohur si afera “Pronto”, bashkë me Adem Grabovcin Besim Beqajn dhe të tjerë, të akuzuar për kryerjen e veprës penale Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje

/GazetaBlic/