Sporti

Zeman nuk vlerëson suksesin e Mourinhos tek Roma: UEFA Conference League është nivel i ulët

05/12/2022 17:57
nga:Mergim Rreci

Beteja e fjalëve mes Zdenek Zeman dhe José Mourinho vazhdon. Në një intervistë për Rai Rádio 1, 75-vjeçari çek, i cili drejtoi Romën në vitet 1997-1999 dhe 2012/13, zhvlerësoi faktin që skuadra nga kryeqyteti italian arriti në finalen e Ligës së Konferencës.

“Fakti që Mourinho arriti në finalen e Ligës së Konferencës me Romën tregon vetëm nivelin e ulët të kompeticionit. Po flasim për një kompeticion për vendet më pak të zhvilluara në aspektin futbollistik…”, ka shtënë ai, duke folur edhe për arritjet e tjera evropiane të trajnerit portugez, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se Roma do të përballet me Feyenoord në finalen e Konferencës së Ligës.

Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 25 maj në orën 20:00 në Tiranë, Shqipëri.

/GazetaBlic Sport/