• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Zemaj tregon a ka LDK vija të kuqe për PDK-në

03/02/2019 19:51
nga:A. R.

Ndonëse ishte ajo që i shkurtoi jetën Qeverisë Mustafa, LDK nuk ka vija të kuqe afatgjate për Partinë Demokratike të Kosovës.

Ndonëse për momentin thonë se e kanë të përjashtuar nga bashkëpunimet a koalicionet e afërta, nga LDK nuk e mohojnë mundësinë e një bashkëpunimi në një të ardhme kur gjerat në këtë parti mund të ndryshojnë.

Kështu të paktën ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend.

Në një intervistë për GazetënBlic, Zemaj ka thënë se momentalisht PDK është e përjashtuar nga bashkëpunimi, por nëse më vonë largohen pengesat nuk mohohet një koalicion i tillë.

Zemaj ka thënë se kur të ndryshohet qasja e këtij subjekti politik ndaj shtetit të Kosovës, dhe të mos ketë individë të implikuar në korrupsion e krim, LDK nuk përjashton bashkëpunimin.

“Ne nuk gjejmë tash brenda këtij subjekti politik, brenda këtyre subjekteve politike,(PDK, AAK, NISMA) arsye që të na japin këta, që mund të bashkëpunojmë duke marrë për bazë vendimet dhe veprimet që i kan ba deri tash në dëm të Kosovës.
Kjo është arsyja pse ne komunikojme me elektoratin, me parti, me kryesi, për ta demaskuar keqqeverisjen, keqmenaxhimin, dhe veprimet e tyre.
Dhe nëse një të ardhme, nësë këta reformohen, dhe subjektet e tyre e ndryshojnë qasjen ndaj vendit atëhere nuk do të thotë që LDK të mos bashkëpunoj me ta.
LDK synon dhe insiston që skena politike në Kosovë, të mos ketë individë që janë të implikuar në krim dhe korrupsion, nëse këto përjashtohen atëherë elimonhen barrierat për me qenë pjesë e kolalicionit qeverisës” ka thënë Zemaj në intervistën për Gazetën Blic.

Ai ka thënë se LDK nuk ka fjalor të skajëshëm politik për asnjë subjelt, por se skandalet që kanë prodhuar tre partnerët e koalicionit, janë shumë të dëmshme për Kosovën.

“Këto kualifikimet e skajshme nuk përkojnë me gjuhën dhe identitetin politik.Ne e kemi të qartë qëndrimin ton politik, se këto subjekte, ky koalicion i ka ba dëm Republikës së Kosovës. AAK PDK NISMA, shihen në mëdyshje në partneritet për me udhëheq me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Këta kanë prodhu shumë skandale edhe korruptive edhe kriminale, dëmtime edhe në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare. Andaj ne largohemi skajshmërisht për me pas një platformë të përbashkët për më udhëheq vendin. Këto janë arsyet që neve na unifikojnë si me udhëheq vendin me duar të pastra” ka theksuar Zemaj.

/GazetaBlic/

Linku i plotë i intervistës me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj.

 

05/27/2019 11:51

Pa ideologji ska as hegjemoni