Lajme

Zemaj thirrje për prindërit: Mos u grumbulloni në oborret e shkollave

09/17/2020 16:23
nga:Sh Xh

Përmes një postimi në facebook, ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj tha se asgjë nuk duhet t’i lihet rastit në luftën kundër Covid 19.

Ai ishte në Podujevë ku vizitoi një shkollë e ai tha se aty pa respektim të masave anti Covid.

Zemaj u bëri thirrje prindërve që mos të grumbullohen  në oborret e shkollave.

Ky është postimi i tij i plotë:

Asgjë nuk do t’i lihet rastit në luftën kundër Covid-19!

Në aktivitete të ndara, bashkë me nënkryetarin e Komunës së Podujevës, z. Nexhmi Rudarin dhe deputetët, vizituam Shkollën “Afrimi e Fahriu” në Lluzhan, ku pamë respektimin e masave anti Covid, në hapësirat shkollore. Masat e ndërmarra, ishin në nivelin e duhur.

Prindër të dashur, grumbullimet tuaja gjatë përcjelljes së nxënësve në oborr të shkollave, janë panevojshme. Gjatë sjelljes dhe marrjes së fëmijëve nga shkolla, ju lutem mos u grumbulloni sepse nuk e ndihmoni fëmijën tuaj as nxënësit tjerë. Përkundrazi.

Gjatë vizitës në AMF, në Lluzhan të Podujevës, e falënderova personelin mjekësor për përkushtimin e pa ndërprerë gjatë 24 orëve në shërbim të qytetarëve.

Të gjithë së bashku mund t’ia dalim!

Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!

Asgjë nuk do t'i lihet rastit në luftën kundër Covid-19!Në aktivitete të ndara, bashkë me nënkryetarin e Komunës së…

Publiée par Armend Zemaj sur Jeudi 17 septembre 2020

10/10/2020 17:22

Haziri: Respektoni masat ndaj COVID-19 dhe mos u bëni për kujdes intensiv