Lajme

Zemaj takohet me Tërnavën, diskutojnë për bashkëpunimin ndërinstitucional në zbatimin e masave anti COVID

07/11/2020 16:20
nga:Y I

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se është takuar sot me kryetari i BIK, Naim Tërnava.

Zemaj ka theksuar se me Tërnavën kanë diskutuar në lidhje me Pandeminë dhe i ka falenderuar për kontributin e tyre në përkrahje të institucioneve në këtë situatë të ndjeshme në të cilën po kalon vendi.

“Vlerësuam së bashku si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve, BIK-ut dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat e ndërmarra, në funksion të parandalimit të përhapjes së mëtejme të Covid-19, në këtë kohë kur kontributi i secilit në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së popullatës është i pazëvendësueshëm” shkruan Zemaj në Facebook raporton Gazeta Blic.

Shkrimi i plotë i Zemajt:

Me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava dhe Kryeimamin Sabri Bajgora biseduam sot për situatën rreth Covid-19 në Kosovë dhe i falënderova ata për kontributin e BIK në përkrahje të institucioneve për ruajtjen e shëndetit publik në përballje me pandeminë Covid-19. Vlerësuam së bashku si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve, BIK-ut dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat e ndërmarra, në funksion të parandalimit të përhapjes së mëtejme të Covid-19, në këtë kohë kur kontributi i secilit në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së popullatës është i pazëvendësueshëm. Nga ky takim kërkuam nga popullata kujdes maksimal duke iu përgjigjur zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimeve të IKSHPK-së për të ruajtur veten dhe të tjerët në këtë kohë të sfidës me pandeminë Covid-19.

Bashkë për shëndetin e njëri-tjetrit, për shëndetin e qytetarëve tonë!