Lajme

Zemaj pas takimit të Këshillit për Ujërat: U fol për sigurinë e ushqimit, ujit të pijshëm dhe rekreacion

09/23/2020 11:19
nga:Sh Xh

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në facebook tha se u takua me kryeministrin Hoti.

Zemaj tha se fokusi i këtij takimi ishte monitorimi, hulumtimi dhe vlerësimi i sigurisë së ushqimit, sigurisë së ujit të pijshëm, ujit për rekreacion dhe pije për Kosovën.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në takimin e ftuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, Kryesues i Këshillit Ndërministror për Ujërat, mora pjesë në takimin e X-të, ku shqyrtuam çështjet e kësaj fushe.

Fokusi i çështjeve të trajtuara ishin te Monitorimi, hulumtimi dhe vlerësimi i sigurisë së ushqimit, sigurisë së ujit të pijshëm, ujit për rekreacion, dhe situatës së furnizimit me ujë për pije në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Angazhimi ynë për këto aspekte të jetës tonë, janë të përqendruara në instrumentet e kontrollit dhe vlerësimit me të gjitha institucionet relevante të cilat ndikojnë me prioritet pengimin e sëmundjeve që mund të vijnë nga uji dhe ushqimi.

Në takimin e ftuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, Kryesues i Këshillit Ndërministror për Ujërat, mora pjesë në takimin…

Publiée par Armend Zemaj sur Mercredi 23 septembre 2020

10/10/2020 17:22

Haziri: Respektoni masat ndaj COVID-19 dhe mos u bëni për kujdes intensiv