• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Zemaj: Ndryshimi politik në Kosovë është i domosdoshëm për ta rikthyer vendin në agjendat ndërkombëtare

10/27/2025 16:18
nga:Sh R

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ishte i ftuari i radhës në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.

Zemaj thotë se skena politike në Kosovë ka ndryshuar, ku sipas tij thotë se po shihet në rezultatin zgjedhor.

Ai thekson se ndryshimi është i domosdoshëm për ta rikthyer Kosvoën në agjendat e mirëfillta ndërkombëtare dhe se nuk është vetëm nevojë e Lidhjes Demokratike.

“Patjetër që po, skena politike po shihet nga rezultati zgjedhor, në rezultatin zgjedhor brenda dhe jashtë vendit. Po e shihni që keqqeverisja edhe ndëshkohet, keqmenaxhimi i institucioneve edhe ka veprime dhe duhet të ketë veprime penale, korrsupsioni duhet të ndëshkohet sipas ligjit dhe besoj që edhe qytetarët me votën e tyre të lirë do ta bëjnë ndryshimin i cili tashmë po shihet që është i domosdoshëm nuk është vetëm nevojë e LDK por është i domosodshëm për ta rikthyer Kosovën në agjendat e mirëfillta ndërkombëtare por edhe në vendin meritor të zhvillimit ekonomik”, u shpreh ai.

Zemaj ngriti shqetësimin për largimin e të rinjve dhe profesionistëve nga vendi, duke e cilësuar këtë si një nga problemet më serioze që po përballet Kosova.

“Çdo ditë ka largim masiv të rinjëve dhe të rejave, çdo ditë ka largim të personaliteteve ose personave që janë kategori deficitare dhe kjo është fatkeqësi që para syve tanë po zbrazet Kosova”, vlerësoi ai.

Ndër të tjera, deputeti shton se Lidhja Demokratike e Kosovës, në këto zgjedhje doli shumë mirë si me numër të votave ashtu edhe me numër të asambleistave.

“Unë mendoj që ndryshime pozitive ka pas, sepse unë votën e llogariti për LDK nëse kemi përafrim të afatit për zgjedhjet nacionale pa përjashtu edhe garën për kryetarët e komunave e cila është edhe indikative në fitoren dhe e cila e kapitalizon një fitorë të caktuar. LDK ka dal shumë mirë në këto zgjedhje, me numër të votave, me numër të asambleistve, ka dal e para edhe votën e mërgatës”, tha ai.