Lajme

Zemaj: MSh është shndërruar në laborator eksperimenti

02/29/2024 12:08
nga:N K

Sipas deputetit nga LDK-ja, Armend Zemaj, Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në laborator eksperimenti me hyrje e dalje të ministrave, me emërime e shkarkime, ikje e rikthime

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se sektori i shëndetësisë në krye me ministrin Arben Vitia, është treguar i “paaftë dhe dështuesit më të mëdhenj që ka pasur Kosova”.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në laborator eksperimenti me hyrje e dalje të ministrave, me emërime e shkarkime, ikje e rikthime.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për Propozim-Rezolutën për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, Zemaj thotë se tre vjetori i ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, e gjen shëndetësinë më keq se asnjëherë më parë.

“Shëndetësia në qeverinë e Albin Kurtit është sektori më i nëpërkëmbur. Në të kaluarën kishte mungesë të barnave, sot ka mungesë edhe të letrave higjienike, sapunëve, shiringave, penjve dhe infuzione”, tha Zemaj.