Lajme

Zelandë e Re, rritet në 6 numri i të vdekurve nga shpërthimi i vullkanit

12/11/2019 09:59
nga:B. D

Numri i personave të vdekur nga shpërthimi i vullkanit në Ishullin e Bardhë (Whakaari) të Zelandës së Re është rritur në 6, pasi një nga 31 personat që u shtruan në spital iu nënshtrua plagëve si pasojë e djegieve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e Zelandës së Re tha se 25 nga 30 të plagosurit janë ende në gjendje kritike pas shpërthimit të së hënës pasdite.

Ata nuk zbuluan identitetin e personit që vdiq në spitalin Middlemore.

Policia konfirmoi se 8 persona ende janë të zhdukur dhe nuk ka shenja tjera të jetës në ishull.

Ata shtuan se viktimat janë turistë nga Australia, Britania e Madhe, Kina, Gjermania, Zelanda e Re, Malajzia dhe SHBA.

Shpërthimi filloi në orën 2:30 pasdite sipas kohës lokale.

Policia më parë tha se ka patur mbi 50 persona aty ose afër ishullit në atë kohë.

Autoritetet këshilluan banorët në rajon të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mbyllin dritaret.

Vullkani për herë të fundit shpërtheu në vitin 2001.

09/24/2020 09:20

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri: Nga tërmeti nuk ka dëme apo të lënduar