Lajme

Zeka: Zgjedhjet e reja, në dorë të LDK-së

05/17/2018 13:05
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka konsideron se është dorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës fati i Qeverisë “Haradinaj” dhe shkuarja në zgjedhje të reja.

Zeka, këto komente i bëri si kundër-replikë ndaj kolegëve të tij deputetë, të cilët siç u shpreh ai kanë filluar të japin deklarata sikur të ishim në pragë të zgjedhjeve. Megjithatë, ai nuk është i sigurt se brenda këtij viti ato do të mbahen.

“Kisha pas dëshirë që përmes këtij debati, të mos abozojmë shumë se ende nuk jemi në pragë të zgjedhjeve, se di a po shkojmë në zgjedhje të reja në vjeshtën e këtij viti, kjo varët prej Lidhjes Demokratike të Kosovës”, u shpreh ai.