Lajme

Zeka kritikon ashpër Listën Serbe, ka një thirrje për Hotin e Albin Kurtin!

03/14/2018 12:01
nga:D.I

Milaim Zeka i Nisma-s Social Demokrate në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar ashpër Listën Serbe e cila po i bllokon proceset që Kosova të ecë përpara, raporton Gazeta Blic. 

“Lista Serbe nuk e konsideron as zemër të Serbisë Kosovën sepse me konisderu ashtu ndryshe kishe me qenë”, ka thënë ai.

Sipas tij Lista Serbe ka me mbet me ‘gishta në gojë’, duke vrapu sa në Serbi e sa nëpër ambasada. Ai ka thënë se Lista Serbe nuk po punon aspak në të mirë e komuniteti serb në Kosovë.

Tutje Zeka ka shprehur dëshirën që Avdullah Hotit e Albin Kurti të marrin pjesë në bisedimet Kosovë- Serbi.

 

09/14/2018 13:33

Milaim Zeka thotë se publikimi i pasurisë është shkelje e të drejtave të njeriut!