Lajme

Zef Prendrecaj jep dorëheqje, zyra e Prokurorit Disiplinor mbetet pa drejtor

01/26/2018 20:55
nga:Gazeta Blic

Zyra e Prokurorit Disiplinor të Kosovës ka mbetur pa drejtor. Kjo pasi drejtori i deri tashëm, Zef Prendrecaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Ish drejtori i ZPD-së, Zef Prendrecaj të hënën është dekretuar si prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Po të njëjtën ditë ai ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes nga pozita e të parit të ZPD-së

Gazeta ka siguruar letrën e dorëheqjes së Prendrecajt, dërguar Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në dorëheqjen e tij, Prendrecajt përveç që cek arsyen e dorëheqjes së tij nga kjo pozitë, ka rekomanduar edhe zëvendësuesin e tij.

Ai ka rekomanduar që zëvendësimin e tij ta bëj prokurori disiplinor Arianit Salihu,

Propozimi i Prendrecajt është aprovuar nga dy këshillat, të cilët e kanë emëruar si zëvendësues Arianit Salihun deri në caktimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të ZPD-së.

Prendrecaj ishte emëruar në krye të Zyrës së Prokurorit Disiplinor në qershor të vitit 2012.

04/28/2019 15:03

Hoti: Ministri i Jashtëm duhet të dorëhiqet nëse ndjehet përgjegjës për dështimet