Lajme

Zëdhënësja e BE-së: Mizoritë në Masakrën e Reçakut janë të dokumentuara mirë

01/15/2020 21:17
nga:B. D

Në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka thënë se çfarë ka ndodhur në Reçak është e dokumentuar mirë.

“Çfarë ka ndodhur në Reçak dhe mizoritë që janë kryer atje në Janar 1999 janë mirë të dokumentuara. Mohimi dhe revizionizmi janë të kundërta me vlerat e Bashkimit Evropian dhe projektin për integrim të Ballkanit Perëndimor. Vlerësimi i sinqertë dhe i mirëfilltë i të kaluarës është i nevojshëm ndaj respektit për viktimat”, ka deklaruar Pisonero në Twitter.

03/24/2020 16:23

Thaçi: Fatkeqësisht, BE-ja po vazhdon ta diskriminojë Kosovën