Lajme

Zëdhënësi i VV-së falënderon të gjithë gazetarët që raportuan deri në arritjen e marrëveshjes VV-LDK

02/02/2020 14:55
nga:B. D

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka, ka uruar të gjithë qytetarët për qeverisjen e re me kryeministër Albin Kurtin.

Manxhuka tha me këtë rast se pyetjet më të shpeshta për të këto ditë ishin:

“A po bëhet?”, “A ka takim sot”.

Ai u shpreh se shpeshherë nuk kemi pasur përgjigje duke u mirëkuptuar me gazetarët.

Zëdhënësi i VV-së i falënderon të gjithë ata që kanë raportuar deri në arritjen e marrëveshjes, e poashtu iu ka kërkuar falje të gjithëve që kanë qëndruar me orë të tëra në ditët e ftohta, në pritje të informacioneve.

Postimi i plotë:

Urime të gjithëve qeverisja e re me kryeministër Albin Kurtin.

Pyetja më e shpeshtë, pa dyshim, e këtyre ditëve ka qenë “A po bohet?”, ndërkaq për mua dhe sekreatariatin tonë ka qenë “A ka takim sot?”. Shpeshherë nuk kemi pasur përgjigje e plotherë edhe jemi mirëkuptuar me shumë gazetarë. Dua t’i falenderojë të gjithë gazetarët që kemi bashkëpunuar e t’u kërkojë falje atyre që shpesh në disa ditë të ftohta kemi pritur jashtë.

Faleminderit!

Urime të gjithëve qeverisja e re me kryeministër Albin Kurtin. Pyetja më e shpeshtë, pa dyshim, e këtyre ditëve ka…

Publiée par Arlind Manxhuka sur Dimanche 2 février 2020

02/02/2020 09:08

Flasin nga VV: Jemi ne takime intensive, ju njoftojmë sapo të kemi marrëveshje