Lajme

Zëdhënësi i PDK-së akuzon rëndë Lëvizjen Vetëvendosje

05/23/2020 18:25
nga:A. R.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për sulmet e fundit që ka nisur ndaj gazetarëve dhe mediave për çfarëdo raportimi që nuk i pëlqen partisë së Albin Kurtit.

Bytyçi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Vetëvendosje është parti ekstreme e cila fillimisht ka sulmuar e djegur institucionet, pastaj i linçoi institucionet e zyrtarët e tani në emër të së vërtetës sulmon çdo zë kritik.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka sulmuar institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu Kuvendin. Ishin sulme në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo parti, ka kërcënuar anëtarët Gjykatës Kushtetuese, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur dhe efikas të shtetit. E disa po çuditen pse ju erdhi rendi kërcënimit të mediave. Të tilla janë partitë politike ekstreme. Një herë e sulmojnë sistemin në emër të çkapjes, pastaj instucionet në emër të demokracisë e në fund çfarëdo zëri kritik në emër të së vërtetës”, ka shkruar ai.

“Deri në atë moment kur e arrinë shumicën, 51%. Atëherë më nuk do të ketë institucione të pavarura, as demokraci e aq më pak liri për të kritikuar!”.