Cool

Zbuluan një mënyrë interesante për t’u ngrohur gjatë dimrit

11/18/2017 16:27
nga:Gazeta Blic

Një çift suedez, Charles Sacilotto dhe Marie Granmar, gjetën një mënyrë kreative për ta përdorur energjinë solare për nxehjen e shtëpisë dhe për të ruajtur energji gjatë acarit të dimërave skandinav.

Tani mund ta shihni se si kjo ide do të ju ndihmojë ta mbani shtëpinë e juaj të ngrohtë dhe të rehatshme edhe kur jashtë temperaturat bien deri në 0 gradë celsius. Pronarët e shtëpisë ishin të inspiruar nga ideja e arkitektit suedez Bengt Warne, i cili e zhvilloi konceptin e shtëpisë natyrale më 1974.

Struktura e jashtme metalike e serrës është e ndërtuar prej paneleve të xhamit 4-milimetërsh, e cila ju siguron një klimë mesdhetare edhe gjatë muajve të ftohtë të dimrit, transmeton Gazeta Express.

Shtëpia verore e këtij çifti e cila është prej xhami, ka pamjen e një strukture të jashtëzakonshme që jemi mësuar ta shohim nëpër filmat fanta-shkencë. Kjo shtëpi ka edhe përfitime të tjera si rritja e lehtë e produkteve siç janë domatja dhe trangujt, që zakonisht nuk i’u mbijetojnë dimërave skandinav.

Kjo shtëpi nuk vetëm një shtëpi romantike, por një mbulesë e shumë shpenzimeve të zakonshme si ato për ngrohje, energji elektrike etj.

12/10/2017 16:26

Berati, destinacioni i turistëve edhe në dimër