Cool

Zbuloni në cilin vit kinez keni lindur dhe cilës shenjë zodiaku i përkisni

02/14/2018 07:51
nga:D.I

Viti i Ri kinez nis më 16 Shkurt të këtij viti.

Data ekzakte ndryshon çdo vit, sepse origjinën e ka 2600 vjet para Lindjes së Krishtit, kur njerëzit ndiqnin kalendarin hënor.

Mbrëmjen e Vitit të Ri Kinez familjet mblidhen bashkë për darkë dhe është një prej vakteve më të rëndësishme të vitit. Në këtë datë njerëzit udhëtojnë nga çdo cep i globit për të qenë me familjen e tyre dhe përllogaritet se kinezët bëjnë rreth 3 miliardë udhëtime nga Shkurti në Mars.

Ky vit i ri kinez do të jetë viti i qenit.

Por si ta zbuloni shenjën tuaj të zodiakut?

Zodiaku kinez ka 12 shenja, që rrotullohen çdo 12 vite hënore.

Shenjat e zodiakut kinez janë qeni, gjeli, majmuni, dhia, kali, gjarpri, dragoi, lepuri, tigri, bualli, miu dhe derri.

Shenja e zodiakut vjen nga viti që keni lindur.

Viti i Ri Kinez lëviz mes 21 Janarit dhe 20 Shkurtit, ndaj nëse keni lindur në Janar apo Shkurt, mund t’ju duhet që të kontrolloni se cilës shenje i përkisni.

Megjithatë, në vija të përgjithshme këto janë shenjat.

Qeni: 2018, 2006, 1994, 1982, 1970, 1958, 1946, 1934, 1922, dhe 1910

Gjeli: 2017, 2005, 1993, 1981, 1969, 1957, 1945, 1933, 1921, dhe 1909

Majmuni: 2016, 2004, 1992, 1980, 1968, 1956, 1944, 1932, 1920, dhe 1908

Dhia: 2015, 2003, 1991, 1979, 1967, 1955, 1943, 1931, 1919, dhe 1907

Kali: 2014, 2002, 1990, 1978, 1966, 1954, 1942, 1930, 1918, dhe 1906

Gjarpri: 2013, 2001, 1989, 1977, 1965, 1953, 1941, 1929, 1917, dhe 1905

Dragoi: 2012, 2000, 1988, 1976, 1964, 1952, 1940, 1928, 1916, dhe 1904

Lepuri: 2011, 1999, 1987, 1975, 1963, 1951, 1939, 1927, 1915, dhe 1903

Tigri: 2010, 1998, 1986, 1974, 1962, 1950, 1938, 1926, 1914, dhe 1902

Bualli: 2009, 1997, 1985, 1973, 1961, 1949, 1937, 1925, 1913, dhe 1901

Miu: 2008, 1996, 1984, 1972, 1960, 1948, 1936, 1924, 1912, dhe 1900

Derri: 2007, 1995, 1983, 1971, 1959, 1947, 1935, 1923, 1911, dhe 1899

02/13/2018 14:47

Shenjat që tregojnë se fëmija juaj mund të bëhet psikopat