Sporti

Zbulohet shkaktari i rrëzimit të helikopterit në stadiumin e Leicister Cityt

12/06/2018 15:54
nga:I S

Helikopteri i pronarit të ekipit “Leicester City” është rrëzuar muaj më parë kështu aty humbën jetën pronari Vichai Srivaddhanaprabha dhe katër persona të tjerë.

Një raport i Degës së Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) zbuloi se pedalet e kabinës ishin shkëputur nga rotori i bishtit, shkruan Klan Kosova, transmeton GazetaBlic.

Kjo bëri që avioni të kthehej në mënyrë të pakontrolluar në të djathtë para se të përplasej në afërsi të stadiumit King Power.

AAIB tha se hetimet e saj për rrëzimin e 27 tetorit janë në vazhdim dhe me rastin e zbulimit të detajeve të reja do të raportohen.