Sporti

Zbulohet pse tifozët e Kroacisë veshin kapela të Vaterpolos

07/12/2018 17:06
nga:Y.K

Ekziston një gamë e gjerë e pajisjeve dhe veshjeve të tifozëve në Kupën e Botës: disa veshin fanella, të tjerë mbështillen në flamurin e vendit të tyre, e disa tifozë si kroatët, veshin kapela të vaterpolos.
Në vitin 2016, në EURO 2016, mbrojtësi kroat Vedran Ćorluka ishte i paaftë për të luajtur në një ndeshje kundër Republikës Çeke pasi kishte një plagë të konsiderueshme në kokë që nuk do të ndalonte gjakderdhjen.

Pra, për gjysmën e dytë të lojës, Corluka veshi një kapelë të vaterpolos me ngjyrat e Kroacisë, dhe kështu lindi një lëvizje e re e tifozëve.

Ashtu si në shumë vende të Ballkanit, vaterpolo është një sport popullor në Kroaci. Në vitin 2012, Kroacia fitoi medaljen e artë në Olimpiadë dhe më pas mundi Hungarinë në 2017 për të kërkuar titullin e botës së meshkujve, në vaterpolo, transmeton GazetaExpress.

Kapela u dhurua si një dhuratë nga lojtari i vaterpolos dhe medalisti i artë olimpik Paulo Obradović tek mjeku i ekipit të Kroacisë, Boris Nemec, i cili kishte trajtuar më parë Obradović.

Fizioterapisti i Kroacisë Nderim Redžaj doli me idenë e përdorimit të kapelëst për të mbajtur plagën e Ćorlukës.

Fotografia e Ćorlukës me kapelë të notit u ekspozua në muzeun e futbollit të UEFA-s. /GazetaExpress/

07/22/2018 20:25

Zyrtare: Ozil pensionohet nga Gjermania