Sporti

Zbulohet orari i javës së 23 në Superligën e Kosovës

05/29/2020 12:07
nga:M K

Është zbuluar orari i xhiros së parë në futbollin kosovar pas rikthimit, gjegjësisht javës së 23.

Kjo xhiro do të fillojë me duelin Llapi – Dukagjini, që luhet të premten me datën 5 Qershor, përcjell GazetaBlic.

Të shtunën janë në program dy takime të tjera, kurse të dielën tri sosh.

Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, aty ku kryesuesi Ballkani e pret Drenicën e papërshtatshme, e cila do të tentojë befasi, për të arkëtuar pikë drejt arritjes së objektivave.

Orari

5 qershor (16:00)

Llapi – Dukagjini

E shtunë (16:00)

Feronikeli – Vushtrria

Drita – Flamurtari

E diel (16:00)

Gjilani – Trepça ’89

Ballkani – Drenica

Prishtina – Ferizaj (18:00)

/GazetaBlic/

07/04/2020 18:53

Ballkani fiton “miqësoren” ndaj Dukagjinit – Feronikeli s’është për titull, teksa Gjilani rikthehet te fitorja