Cool

Zbulohet misteri i peshkut me vizatime në trup (FOTO)

05/09/2017 20:49
nga:Gazeta Blic

Zosimo Tano nga Filipinet, ka publikuar fotografitë e peshkut, i cili ka shumë vizatime në trup.

Peshkatari 40-vjeçar nuk ka treguar se këto ilustrime, janë krijuar sepse i kishte vënë sipër bluzën e tij, transmeton Telegrafi.

Vizatimet në trupin e peshkut
Për një javë, janë dhënë komentet të ndryshme se çfarë mund të jenë, përfshirë edhe idenë se kjo është vepër e jashtëtokësorëve.

“Vetëm ia vura bluzën sipër dhe pasi e hoqa, aty ishin kopjuar edhe vizatimet”, ka shkruar Tano lidhur me rastin.

Bluza reflekton ilustrimet
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar reflektimin nga veshja, në trupin e peshkut të gjatë afro dy metra. /Telegrafi/