Sporti

Zbulohet: Ky super lojtar do ta zëvendësojë Balen tek Real Madrid

11/08/2017 18:56
nga:Y.K

Garath Bale siç po duket në merkaton e verës do të largohet nga klubi madrilen.

Lojtari prej që është transferuar nga skuadra angleze Tottenham Hotspur në vitin 2013, ka humbur shumë takime me klubin e njohur nga La Liga spanjolle, shkruan Gazeta Blic

Sipas ” Don Balon” trajneri i skuadrës nga kryeqyteti i Spanjës Zindine Zidane është shumë i brengosur me lëndimet e shpeshta të uellesjanit dhe ka menduar që ta zëvendësoi ish lojtarin e Premierligës me një lojtar i cili luan aktualisht në Angli.

Fjala është për anëtarin e Chelseat Eden Hazard, ky i fundit ka vite që pëlqehet shumë edhe nga presidenti i Realit, Florentino Perez.

Kujtojmë që pronari i Chelseat Roman Abramovich ka treguar që lojtari nuk është në shitje./Gazetablic.com

11/20/2017 11:02

Reali merr lajmin e keq. Pesë lojtarë i mungojnë në Champions League