Lajme

Zbulohet kush është personi që u plagos sonte në Prishtinë

08/27/2024 23:48
nga:Mergim Rreci

Një gjuajte me armë dyshohet se ka ndodh sonte në Prishtinë, si pasojë e të cilës ka edhe të plagosur.

Siç mëson Sinjali, i plagosur ka mbetur: Ekrem Bulliqi, 49-vjeçar.

Mësohet se përleshja mes dy grupeve e cila ka përfunduar me shkrepje të armëve ka ndodhur afër pjesës së njohur si Tregu i Gjelbër, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë duke qëndruar njësitë policore.

I lënduari mësohet se është dërguar me autoambulancë për trajtim mjekësor.

Ndërkaq, lidhur me rastin është arrestuar një person.