Sporti

Zbulohet: Ja çfarë iu tha Valverde lojtarëve të Barçës pas pjesës së parë të takimit ndaj Romës

04/19/2018 12:55
nga:Lorik J

Skuadra e Barcelonës është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas humbjes nga Roma me rezultatin 3-0.

E përditshmja spanjolle, ‘AS’ ka publikuar fjalët e Ernesto Valverdes në dhomat e zhveshjes në atë ndeshje, shkruan GazetaBlic

Valverde u kishte thënë lojtarëve të tij në pushim se duhet të luajnë mirë dhe se duhet të kalojnë tutje.

“Ekziston një skuadër që konkuron dhe një tjetër që nuk e bën këtë. Ne nuk po luajmë mirë, nuk bëjmë asgjë që duhet të bëjmë, nuk na lejojnë të luajmë”, ishin fjalët e tij të para.

“E vërteta është se ne kemi qenë me fat, por është e qartë se me një 1-0 pas 45 minutash ata nuk mund të na eliminojnë, ne duhet të kalojmë po ose po”, përfundoi Valverde.

/GazetaBlic/

05/19/2020 11:19

”Messi është ëndrra e të gjithëve, por nuk do të largohet nga Barcelona”