Showtime

Zbulohet identiteti i të dashurës së Robert Berishës?

09/11/2019 17:08
nga:L I

Mëngjesin e sotëm në media u raportua se Robert Berisha ka filluar një romancë të re dashurie, shkruan GazetaBlic.

Madje Prive siguroi fotografi ku çifti po pushojnë në hotelin “Adam&Eve” në Turqi, mirëpo identiteti i saj nuk dihej.

GazetaBlic nga burimet e saj merr vesh se vajza në fjalë quhet Jessica Kadiu dhe prej vitesh jeton në New York.

Vajza në fjalë është nga Shqipëria, saktësisht nga qyteti i Burrelit.

Madje, Kadiu ka publikuar një fotografi në InstaStory pikërisht nga vendi ku po qëndron në Turqi.

Më poshtë keni disa fotografi të saj:

Robert Berisha vetëm dy javë më parë dha lajmin përmes Instagramit për ndarjen nga Nora Istrefi. Këngëtari u shpreh se mes tyre kishte mbaruar dashuria, por që ata do të mbesin shokë të mirë.

Madje Berisha u shpreh se ai do t’i ketë borgj gjithë jetën Nora Istrefit, duke qenë se i solli në jetë Reneen, vajzën e tyre të vetme./GazetaBlic