Sporti

Zbulohet formacioni më i mirë i Ligës D, aty edhe një futbollist i kombëtares së Kosovës

11/23/2018 13:47
nga:M K

Kosova ka regjistruar njërin nga sukseset më të mëdha në historinë e saj të vogël, kuptohet në sport.

Djelmoshat e Challandes arritën ta përfundojnë fazën e grupeve në vendin e parë, për t’u kualifikuar kështu në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic.

Tashmë sajti i statistikve në futboll ka dalë edhe me 11-shen më të mirë të kësaj faze, derisa aty shihet edhe përfaqësuesi i kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli.

Mbrojtësi i Zurichut ishte njëri prej më të mirëve si për Kosovën ashtu edhe në përgjithësi, derisa ky mund nuk la pa u shpaguar.

Përveç performancave të mira, ai realizoi edhe tre gola dhe asistoi dy herë për bashkëlojtarët.

/GazetaBlic/

03/19/2019 13:48

Edhe një shtet mik i Kosovës del kundër taksës 100 për qind!