Cool

Zbulohet djathi më i vjetër në botë në një varr të Egjiptit

08/18/2018 16:02
nga:Gazeta Blic

Djathi më i vjetër në botë gjendet në një varr egjiptian, por ai mund të jetë i infektuar me një sëmundje vdekjeprurëse.

Djathi u gjet në varrin e Ptahmes, një kryebashkiaku të Memphis të Egjiptit në shekullin e 13-të, dhe sipas një studimi të ri në revistën “Analytical Chemistry”, ndoshta është djathi më i lashtë i zbuluar ndonjëherë.

“Mostra ishte e mbështjellë në një kavanoz të thyer”, tha autori kryesor Enrico Greco, nga Universiteti i Catanian i Italisë, transmeton Klan Kosova.

“Arkeologët dyshuan se ishte një lloj ushqimi për pronarin e varrit dhe ata vendosën të kërkonin analiza kimike”.

Close view of a whitish substance in a black container in the sand

Ekipi përdori teknika të pazakonta shkencore për ta identifikuar atë si mbetjen e një djathi të fortë të prodhuar nga qumështi i lopës dhe qumështi i dhive.

Ata gjithashtu gjetën shenja të një bakterie që shkakton sëmundjen potencialisht vdekjeprurëse të brucelozës, e cila përhapet nga kafshët tek njerëzit nëpërmjet produkteve të qumështit të papastërtuar.

Monstra e gjetur thuhet se është 3200 vjet e vjetër.

09/22/2019 15:19

Portieri egjiptian i jashtëzakonshëm, vjen me pritjen e vitit