Sporti

Zbulohet arsyeja pse PSG-ja u tall me Haalandin

03/12/2020 12:44
nga:M K

Haaland kishte kaluar formë fenomenale ndeshjet e fundit, por jo edhe në duelin e mbrëmshëm.

PSG’ja mposhti 2-0 Dortmundin për ta përmbysur kështu rezultatin e ndeshjes së parë dhe për t’u kualifikuar tutje në çerekfinale, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, ajo që mori vëmendje ishte festimi i lojtarëve të PSG’së pas fitores, që i ngjasonte festimit të Haaland, pra ai i famshmi, në formë të meditimit.

Pas ndeshjes, u zbulua edhe arsyeja. Një postim i futbollistit të Dortmundit në rrjetin social “Snapchat”, ku thumboi kundërshtarët, por që nuk ia doli të festonte pas ndeshjes.

“Qyteti im, jo i juaji” kishte shkruar Haaland, mbi një fotografi ku ai e mbante veshur në bluzë të Dortmundit dhe e kishte ilustruar me fjalën “Paris”, duke e zëvendësuar A-në me Kullën Eiffel.

/GazetaBlic/

03/28/2020 09:19

Paqueta synon largimin nga Milani, PSG në “pole-position”