Sporti

Zbulohen gjyqtarët që do e ndajnë drejtësinë në ndeshjen, Kosovë – Greqi

06/05/2022 13:49
nga:E K

Kosova dhe Greqia do të udhëhiqet nga gjyqtarët skocezë në ndeshjen e sotme.

Kosova do të jetë nikoqir i Greqisë në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Të dy skuadrat do të futen në këtë lojë me fitore në ndeshjen e parë.

Gjyqtari kryesor në këtë takim do të jetë skocezi, John Baeton.

Ai do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Daniel McFarlane, Douglas Potter dhe i katërti Steven McLean.

Ndeshja në mes Kosovës dhe Greqisë zhvillohet sot, me fillim nga ora 20:45.