Sporti

Zbulohen fanellat e Barcelonës për edicionin 2022/23

09/18/2021 14:42
nga:E K

FC Barcelona tashmë ka dizajnuar tre fanellat e saj për sezonin 2022-2023 dhe e treta bie veçanërisht në sy.

Kjo fanellë do të jetë në një gri të lehtë dhe mbi të do të shfaqet Kryqi i Shën Jordit, duke lënë një dizajn spektakolar, përcjell GazetaBlic Sport.

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” ka zbuluar sot fanellat e Barcelonës për sezonin e ri 2022/23.

Edhe pse është shumë herët mediumi spanjoll ka pasur çasje në dizajnet e fanellave të reja të Barçës dhe pretendohet se këto do jenë fanellat që do bartin lojtarët e Barcelonës në fushë gjatë sezonit 2022/23.

/GazetaBlic Sport/