Lajme

Zbulohen arsyet e plagosjes në Prizren

04/15/2018 16:36
nga:Q F

Një person është plagosur në rrugën “Brigada 128” në Prizren, nga një fqinj i tij, për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore.

Policia ka njoftuar se i plagosuri ka pësuar plagë në afërsi të gjurit dhe është ndalur për trajtim mjekësor në Emergjencë, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Policia po ashtu ka sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me 26 fishekë.

Gjatë bastisjes së shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe 395 fishekë.

I dyshuari është ndalur nën masën e arrestit për 48 orë.

07/19/2018 09:29

Protestë kundër ngacmimeve seksuale ndaj grave në Prizren