• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Zbulimi ‘i madh’ i Agim Bahtirit: Nëse ndahet Mitrovica, pezullohet Ballkani

03/01/2019 23:33
nga:FL.B

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka folur rreth mundësisë së ndarjes së qytetit të Mitrovicës, pas deklaratave të fundit për mundësin e ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Ai në fillim të emisionit “BlicInterview me Astrit Gashin” ka treguar se plani për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është i atillë që përcakton Lumin ‘Ibër’ si kufirin kryesor mes dy vendeve, shkruan GazetaBlic.

Plani i tyre është që Mitovica të ndahet me këtë lumin Ibër. Me këtë lum Ibër të ndahet shteti i Kosovës me atë të Serbisë. Dhe plani është shumë i qartë. Ndërkohë edhe në Bruksel që kam negociuar ka qenë, kufijtë administrativ të komunave.“– ka thënë ai.

Por më vonë derisa po ecte sheshit të Mitrovicës së Jugut, Bahtiri ka zbuluar se në rast se ndodhë ndarja ashtu siç po pretendohet atëherë ka thënë se me këtë do të bëhet edhe pezullimi i Ballkanit.

Po ju them, në qoftë se ndahet Mitrovica si shtete, qysh po pretendohet në lumin ‘Ibër’, besoni që Ballkani do të pezullohet, mbajeni mend.” – ka thënë ai, përcjellë GazetaBlic.

/ © GazetaBlic /

05/27/2019 11:17

Kompletohen kundërshtarët e Feronikelit në Ligën e Kampionëve