Sporti

Zbrapset Barcelona, Sevilla me pikë të artë

06/19/2020 23:58
nga:M K

Sevilla ka arritur që të marrë një barazim përballë Barcelonës, ani pse ishte në cilësinë e vendasit.

Andaluzianët u mbajtën mjaft mirë, teksa arkëtuan një pikë tejet të vlefshme në luftën për një vend që dërgon në zonën Champions, përcjell GazetaBlic.

Barça me këtë pikë ndërkaq shkon në kuotën e 65 pikëve, tri më shumë se Real Madridi, që nesër i shkon Sociedadit dhe me fitore do të rikthehej në pozitën e parë, me pikë të barabarta por me bilanc më të mirë të ndërsjellë me rivalin e përbetuar.

Skuadra nga “Ramón Sánchez Pizjuán” aktualisht ka 52 pikë, tri më tepër se Atletico Madridi dhe pesë më shumë se Getafe, Real Socied e Villareal, por që dy të parat kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar, hiq këtu atë nga “El Madrigal” që sonte fitoi në udhëtim te Granada, 0-1.

/GazetaBlic/

08/01/2020 17:50

Gushti i pazakontë, muaji i “çmendur” i futbollit