Sporti

Zbehtë e shterpë në kryeqytet, Prishtina e Drenica ndahen në paqe

10/16/2019 19:49
nga:M K

Është mbyllur me barazim ndeshja mes Prishtinës dhe Drenicës, ndeshje kjo e cila i takoi xhiros së tetë, por që u shtye për shkak të mbi-ngarkesës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjithsesi, takimi përfundoi ashtu siç edhe ia filloi, pra 0-0.

Vendasit ishin më kërkues, por jo edhe konkretë, me ç’ka humbën rastin të ngriten edhe më shumë në renditjen tabelare, shkruan GazetaBlic.

Shumicën e kohës ndeshja ishte e barabartë, me asnjë skuadër me raste të pastërta, hiq këtu dhjetë minutat e fundit ku Prishtina mori iniciativën dhe tentonte vazhdimisht ta shënonte golin e fitores, por që nuk ia arriti qëllimit.

Me këtë barazim, djelmoshat e Dallkut pozicionohen në vendin e gjashtë me 14’të pikë të arkëtuara, kurse dy vende më poshtë gjendet Drenica, e cila ka katër pikë më pak.

Pas pak do të vijmë me informata shtesë nga ky duel.

/GazetaBlic/

11/28/2019 17:35

Të gjitha mesazhet solidarizuese për Shqipërinë në ndeshjet e DigitAlb Kupës së Kosovës