Sporti

Zbehen raportet mes Barcelonës e Rakitic, kroati s’e vazhdon kontratën

05/06/2020 15:30
nga:M K

Shpeshherë është ankuar për tretman jo të mirë nga skuadra e Barcelonës, andaj largimi duket të jetë i pashmangshëm.

Sipas portalit “Sport”, i afërt me klubin katalunas, lojtari nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën e cila skadon vitin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic.

Nënkampioni i botës me Kroacinë, i cili erdhi në “Camp Nou” nga Sevilla, sipas të gjitha gjasave do të largohet këtë verë, pasi Barcelona nuk do të pëlqente ta humbte me zero euro.

Interi e Juventusi tash e një kohë po interesohen për përfaqësuesin ballkanas, por që për një ose arsyen tjetër, negociatat nuk mbylleshin me sukses.

Së fundi në garë për t’i siguruar shërbimet e tij ka hyrë edhe Tottenhemi, kështu që mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i mesfushorit, që tashmë i ka prishur raportet me klubin aktual.

/GazetaBlic/

/GazetaBlic/

02/05/2020 19:54

​Ivan Rakitic flet për largimin nga Barcelona