Cult

‘Zana’ nga 2 prilli pranë publikut të Mbretërisë së Bashkuar

04/01/2021 13:26
nga:G C

Filmi “Zana” i regjisores Antonela Kastrati nga data 2 prill do të shfaqet në platforma digjitale para publikut të Mbretërisë së Bashkuar.

Rolet kryesore në këtë film iu janë besuar Adriana Matoshit dhe Astrit Kabashit që janë një çift të cilët arrin t’i mbijetonin luftës së fund Kosovë, por humbin vajzën e tyre të vogël, Zana.

Sukseset e filmit që u publikua në vitin 2019 ishin të shumta .“Zana” u përzgjodh njërin ndër dhjetë filmat evropian nga regjisore femra, që do të shfaqen në kuadër të programit “Europe Voices of Women in Film” nga Festivali i Filmit në Sindey dhe “European Film Promotion” gjithashtu ishte pjesë e Haifa International Film Festival, festival ky që mbahet në Izrael. Personazhi kryesor i filmit Adriana Matoshi e ka fituar çmimin e aktores më të mirë në Festivalin e Filmit “Fantaspoa” në Brazil, duke u renditur kështu në mesin e shumë yjeve të Hollywood-it./ KultPlus.com