Cult

Zake Prelvukaj: Është momenti i fundit që të ecim përpara (Video)

02/10/2018 18:55
nga:D.I

Piktorja kosovare, Zake Prelvukaj, ka uruar për 10-vjetorin e pavarësisë, ndërsa ka kërkuar më shumë punë nga të gjithë.

E rrethuar me një ambient pune, para pikturave që rrëfejnë për vuajtjet e popullit shqiptar në rrugën për liri dhe pavarësi, Prelvukaj fton për më shumë dashuri dhe punë për shtetin e Kosovës.
“Urime dekada e parë e shtetit tonë të ri. Më duket që ne e duam shumë shtetin tonë, shumica po mendoj. E duan shumë edhe njerëz që kanë kompetenca të mëdha për këtë shtet, por po më duket se janë disa që nuk dinë që po dëmtojnë”.

Prelvukaj thotë se ky është momenti i fundit që vendi të ecë përpara.

“Shteti ynë natyrisht që ka nevojë për njerëz që na çojnë përpara, shumë të nevojshëm për kohën. Është momenti i fundit që të ecim përpara”.

“Mesazhi im është që të investohet në njerëz të rinj. Sot është një kohë digjitale, edhe është shumë e nevojshme. Kemi shumë nevojë në këtë investim”, thotë Prelvukaj.

Linku i videomesazhit:

02/24/2018 15:09

PDK: Ky unitet të na përcjellë edhe në procese tjera