Lajme

Zafir Berisha zbulon se kë do ta mbështes për kryetar të Prizrenit

11/03/2017 21:45
nga:A K

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka folur për atë se kë e mbështet partia e tij në Prizren.  

Ai ka thënë se ndjen keqardhje që kundërkandidatët nuk po prezantojnë platformat e tyre por merren mes vete, shkruan Gazeta Blic.

”Më vjen keq që nuk po oforhet sa duhet për qytetarët për me prezentu më shumë, po merren mes veti sa me prezentu platformat e tyre, është mënyra e tyre me komuniku me opinionin.” tha Berisha.

Sa i përket asaj se kë do të mbështes në zgjedhjet e 19 nëntorit, Berisha tha se do t’i shërbej ndryshimit.

”Unë do t’i shërbej ndryshimin.Pretendimi për ndryshim dhe ndryshimi vet dallojnë.”, shtoi ai.

Ai i tha Shaqir Totaj i PDK-së se e ka shumë të vështirë të arrij ndyshim, pavarësisht pretendimeve sepse ka disa pengesa.

”Më vjen keq që zoti Totaj veq po thotë po e ka vështirë me bo. E ka të vështirë t’i kalojë disa pengesa.”, pohoi Berisha.

Deputeti Berisha, ka thënë se shpreson që me 19 nëntor të ketë pjesëmarrje edhe më masovike në zgjedhje.

”Po shpresoj që qytetarët kanë çka zgjedhin dhe duhet të dalin të votojnë është obligim qytetar. Ma merr mendja se me 19 nëntor do të ketë dalje edhe më masovike.” tha ai./GazetaBlic

 

 

11/20/2017 18:04

Ismaili: Do të fitojmë në Prizren!