Lajme

Zafir Berisha braktis seancën e Kuvendit, shkak fjalori i përdorur

12/07/2017 17:27
nga:A K

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se sapo ka braktisur seancën e kuvendit, shkruan Gazeta Blic.

Berisha shkroi në Facebook se degradimi i fjalorit e ka bërë të ndihet aq keq sa që ai ka vendosur të le seancën.

Seanca e Kuvendit është duke vazhduar tash e sa orë, edhe sot me fyerje të shumta për çështje të ndryshme nga demarkacioni, buxheti e deri te akuzat për vrasjen e komandant Drinit.

Statusi i plotë:

Degradimi i fjalorit sot në Kuvend më ka bë me u ndi aq keq sa mos me mujtë me vazhdu edhe më tej në seancë.

 

12/16/2017 13:36

PD dhe LSI protestë para Kuvendit