Lajme

Zaev parashtron kushte për Ahmetin, ja çfarë i kërkon

05/20/2017 17:56
nga:A. R.

Lideri i LSDM, Zoran Zaev ka parashtruar kushtin e parë për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti sa i përket kandidatëve për ministra.

Ky kusht është që ata nuk duhet të jenë të përfshirë në hetime nga Prokuroria Speciale, transmeton Plusinfo.

Zaev ka nënvizuar nevojën që në Qeverinë e re të mos ketë kuadro të kompromituara, që janë nën hetim edhe nga Prokuroria Publike Themelore, për keqpërdorime të detyrës dhe malverzime financiare. Në takimin e Zaevit dhe Ahmeti në kuadër të parimeve të bashkëqeverisjes është theksuar qëndrimi se nuk duhet të mbrohet askush që do të ndiqet nga drejtësia në të ardhmen. Kushtet e tilla më parë i ka theksuar edhe Lëvizja BESA.

10/13/2019 08:38

Zaev i bindur për hapjen e negociatave: Është koha që BE të mbajë fjalën