Sporti

Zabaleta ‘afron’ Guardiolan me Juventusin: Ai është i pasionuar pas aventurave të reja

05/23/2019 08:35
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura ditëve të fundit.

Fjala është për lëvizjen e mundshme të Pep Guardiolas, nga “Etihad Stadium” në “Allianz” të Torinos, shkruan GazetaBlic.

Trajneri katalunas po lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm te Juventusi, pasi këtyre të fundit i’u largua Masimiliano Allegri, pas plotë pesë vitesh.

Kanë qenë të shumta trajnerë dhe analistë botërorë të sportit që e kanë komentuar këtë lëvizje të mundshme për ish-trajnerin e Barcelonës, derisa i fundit që ka folur është Zabaleta, kapiteni i dikurshëm i Cityt.

Argjentinasi e ka afruar thuajse kalimin e Guardiolas në qytetin industrial, duke vënë në pah karakterin e tij prej avanturisti:

“Ai është i pasionuar pas aventurave të reja, megjithëse nuk e di fundin e ngociatave”, deklaroi shkurt futbollisti aktual i West Hamit.

Mbetet të shihet nëse me të vërtetë, kampioni aktual i Premier Ligës me “citizens”, do të provojë ndonjë aventurë eentuale.

/GazetaBlic/

06/24/2019 23:39

Lubonja thirrje Metës: Braktis presidencën, organizo LSI-në