Sporti

Young Boys – Skënderbeu, formacionet e mundshme

12/07/2017 18:24
nga:E.A

Skënderbeu do t’i japë fund aventurës evropiane, me sfidën e mbrëmjes së sotme në Bernë, ku do të përballet me Young Boysin vendas.

Korçarët janë tashmë të eliminuar nga Liga e Evropës, por takimi i sotëm vlen për të arkëtuar shuma të konsiderueshme në akrat e klubit, për të reklamuar talentet e ekipit, si dhe për të rritur koefiçientin, që do ta ndihmonte në shortin e vitit të ardhshëm.

Pikërisht për këto arsye, presidenti korçar, Ardian Takaj ka akorduar sërish një premio në rast fitoreje në Zvicër, çka pritet të motivojë lojtarët e Skënderbeut.

Nga ana tjetër, Young Boysi është i eliminuar ashtu si korçarët, ndërsa tani ka si synim luftën për titullin kampion të Zvicrës.

Takimi Young Boys-Skënderbeu do të fillojë sonte në orën 19:00

Këto janë formacionet e ndeshjes së sotme:

12/14/2017 15:23

Skënderbeu miqësore luksi me fituesen e grupit të Champions Leagues