BLIC.TV

Ymeri: Kur kam qenë kryetar i VV, e kam bashkuar opozitën, tash bashkimin nuk po e lejon VV

09/26/2018 19:19
nga:Q F

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tash deputet i PSD-së, Visar Ymeri ka thënë se ish partia e tij, po e dëmton bashkimin opozitar, duke mos lejuar që subjektet opozitare të bashkohen krahas një kauze për rrëzimin e pushtetit,

Në një intervistë për Gazetën Blic, Ymeri ka thënë VV po tenton të marr ekskluziven nga të gjitha aktivitetet opozitare, dhe se në të tilla kushte PSD e ka të pamundur bashkëpunimin me ta.

Ymeri ka shtuar se kur ai ishte kryetar i VV-së, kishte arritur që ta bashkonte opozitën, ndërsa një bashkim të tillë sot po e pamundëson VV-ja.

“Nëse ju kujtohet kur unë kam qenë kryetar i VV-së, patëm pas një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe të gjatë në kohë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nismën për Kosovën, kundërshtimi ynë ka qenë karshi dy projekteve që atëherë kishin ardh në formë marrëveshje….asociacioni dhe demarkacioni, në atë situate ne asnjëherë e as Vetëvendosja, nuk kemi pasur qasjen e ekskluzivi tetit dhe të vendosjes së kushteve ose vendosjen e subjekteve tjera politike karshi aktit të kryer…Çdo gjë ka qenë e dakorduar mes të tria subjekteve politike dhe rrjedhimisht kemi bashkëpunuar e bashkëvepruar dhe kjo ka rezultuar të jetë e suksesshme si bashkëpunim opozitar atë botë edhe pse me numra ishim shumë më pak se sa që jemi sot, kemi arrit që ti shtyjmë në kohë këto procese, ndërsa sot kemi një qasje tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, prandaj Partia Social Demokrate e ka të pamundur që të bashkëpunoj në një protestë në të cilën as nuk jemi thirru as nuk jemi përfillur” ka thënë Ymeri.

Më poshtë e gjeni linkun e intervistës së plotë.

/GazetaBlic/