Opinion

Yllnora Bytyqi Shala: “Ekonomia dhe ndikimi i Covid 19”

04/01/2020 21:48
nga:Yllnora Bytyçi Shala

Kosova që nga pavarësia e saj ka hyrë në një faze tejet të rëndësishme sa i përket ruajtjes së stabilitetit ekonomik si pasojë e pandemis[ Covid 19.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencionit të Statistikave të Kosovës , raportohet se papunësia në Kosovë ishte rritur dhe ka arritur në shkallën mbi 30% për gjatë vitit 2019, ndërsa bazuar në të dhënat e Trustit Pensional ka pasur një rritje të numrit të punëtorëve që paguajnë kontribute në Trust për gjatë vitit 2019 dhe me këtë kemi një disbalancë në mes këtyre dy institucioneve për të kuptuar gjendjen reale e papunësisë në Kosovë para periudhës së Covid 19 dhe për të kuptuar gjendjen e papunësisë pas kalimit të kësaj periudhe.

Pra pakoja fiskale emergjente të cilen e ka miratuar qeveria e Kosovës në këtë kohë krize për bizneset e vogla dhe të mesme në Kosovë , sipas vlerësimit tim është shumë më i vogël, sesa dëmi që mund t’i shkaktohet ekonomisë së vendit që për një periudhë Prill, Maj, Qershor do kemi dëme rreth 1 miliard euro.

Pavarësisht që kemi patur një rritje ekonomike në 11 vite pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës për sektorin ekonomik, por për të ulur nivelin e papunësisë nga 30% i cili është tani i duhet një rritje ekonomike prej 7% të GDP-së ( ndërsa e planifikuar për vitin 2020 ishte 4.2% para Covid 19 bazuar në trendin botëror), pra nëse nuk do të ketë zhvillim ekonomik pas periudhës 3 mujore prill-maj, Kosova do të ketë vetem 2.5 % e GDP-së për gjatë vitit 2020 dhe kjo është do të ishte regres ekonomik.

Sipas informacioneve nga institucionet ndërkombëtare të shëndetësisë pandemia e koronavirusit do të jetë aktive edhe për një kohe të gjatë, e cila për sektorin ekonomik ndërkombëtar, por me theks të veçantë atij vendor, do t’i shkaktojë goditje të pariparueshme, për një afat kohor disavjeçar, e cila është më e rëndë sesa kriza ekonomike që pati Europa përgjatë vitit 2015.

Pakoja qeveritare për të mbajtur stabil papunësinë vetëm për muajn prill, maj janë planifikuar 40 milionë euro e cila i mbulon vetëm 200 mijë punëtorë me kontratë pune ( 170 euro ) ndërsa kemi edhe rreth 150 mijë punëtorë pa kontrata ( dhe janë të rregjistruar si të papunë ) për të cilin shteti sipas vendimit të tij e ka paraparë një shumë prej 130 euro, nëse nuk marrin shtesa tjera nga ana e shtetit “skema sociale”, prandaj mekanizmat shtetërorë ekonomikë duhet që të hartojnë një platformë digjitale ku çdo punëtor i sektorit privat t’i jap të dhënat dhe kështu shteti të ketë një pasqyrë relevante mbi gjendjen faktike në të cilën mund të jetë niveli i papunësisë para, gjatë dhe pas Covid 19të. Pra papunësia do ta shkakton zhvlerësimin e kapitalit human dhe do e mund të shërbejë si shtrat i ngrohtë për rritjen e kriminalitetit në vend.

Kosova është duke rreshitur në dy lloje të papunësisë të cilat janë të lidhura njëra me tjetrën, pra në :Papunësia Ciklike ( është ku ekonomia ndodhet në fazën e rënies rrjedhimisht prodhimi do të reduktohet dhe si pasojë firmat do të kërkojnë më pak punëtorë) si dhe Papunësia e Detyruar ( pra në këtë fazë të recesionit ekonomik që do të hyjë ekonomia e vendit ku nuk reflekton vendimet e vullnetshme të individëve për të mos punuar e cila pritet të ndodh nëse NVM nuk do marrin ndihmën e nevojshme ekonomike për një periudhë miminale 12 mujore).

Yllnore Bytyqi/Shala- Ekonomiste