Showtime

Yllka Gashi kujton Leze Qenën: Pusho e qetë gjyshe, e buzëqeshur dhe e dashur ke me mbetë gjithmonë

03/25/2020 15:11
nga:L I

Ditën e sotme në moshën 85 vjeçare ndërroi jetë aktorja Leze Qena shkruan, GazetaBlic.

Aktorja e cila kishte disa muaj e sëmurë dhe nën kujdes intenziv ndërroi jetë mëngjesin e 25 marsit.

Artistë të shumtë e kujtuan në mënyra të ndryshme aktoren, duke thënë fjalët më të mira për të, ndërsa e cilësuan si një person pozitiv, e cila edhe pas një pune të madhe gjatë xhirimeve ishte ajo e cila motivonte aktorët tjerë.

Ka qenë Yllka Gashi ajo e cila së fundmi ka kujtuar aktoren tashme të ndjerë përmes një shkrimi të bërë.

“Pusho e qetë gjyshe! E hareshme, e buzëqeshun e e dashtun ki me mbetë gjithmonë! Falemnderit për krejt çka i dhurove Kosovës!” ka shkruar Yllka.

Leze Qena ka ka luajtur në disa prej serialeve vendore, si “Familjar Moderne”, “Ça ka shpija” si dhe pjesë e kampanjave të ndryshme vendore.

/GazetaBlic